“EURO 2024”, Franca e Portugalia kërkojnë sot çerekfinalen

01 korrik 2024 | 08:50

Sot do të zhvillohen dy ndeshje të tjera të raundit të 16-të të Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

Dueli i parë i ditës do të jetë ai mes Francës dhe Belgjikës, nga ora 18:00.

Dy kombëtarët do të duelojnë me njëra-tjetrën për të kërkuar plasmanin në çerekfinale.

Fituesi i kësaj përballje do të luajë në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Portugali/Slloveni.

Ndërkohë, ndeshja përmbyllëse e ditës është ajo mes Portugalisë dhe Sllovenisë.

Dueli që fillon nga ora 21:00 do të përcaktojë skuadrën tjetër çerekfinaliste, e cila do të luajë me fituesin e duelit Francë/Belgjikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hulumtuesit kanë zbuluar se vegjetarianët janë më të rrezikuar të…