“Burrë i fëlliqur, i pafytyrë, grua e keqe…” ‘plas’ keq mes Ledjonës dhe Julit: Do marr gruan tënde…

01 korrik 2024 | 11:09

Dy banorët e komentuar të “Big Brother Vip” Ledjona dhe Juli patën një moment të sikletshëm me njëri tjetrin, gjatë një bisede në telefon në studion e “Mos i bjer me top”.

Dyshja krijuan shoqëri të mirë brenda shtëpisë me njëri tjetrin, e cila zgjati edhe pasi dolën. Por Ledjona u sfidua nga Ronaldo Sharka për t’i bërë një telefonatë ‘prank’ Julit, ku nuk munguan ofendimet, duke e realizuar kështu rolin e saj shumë mirë.

Juli nuk arriti ta kuptonte lojën që i bënë, por u përpoq ta sqaronte Ledjonën që nuk kishte thënë asgjë të keqe për të.

Ledjona: Alo

Juli: Hë moj

Ledjona: Mos më thuaj hë moj,

Juli: Ça do?

Ledjona: Ça bën si je? Je vetëm?

Juli: Jo pse, çfarë problemi ka?

Ledjona: Kaq burrë i fëlliqur je? Kaq i pafytyrë?

Juli: Pse?

Ledjona: Ti e di shumë mirë si e kam marrëdhënien me Eriolën, si shkon dhe i thua një mijë fjalë për mua.. ku e di ti paftësinë time, s’të vjen turp?

Juli: O gjigande.. Kujt i ke rënë, mos i ke rënë Gazit

Ledjona: Jo Jul Dedës i kam rënë, kryemashtruesit dhe gruas së keqe që flet me gocat, ku e di ti që më mbajnë me mik mua te puna

Juli: O Ledjona ku pive? Ça të kam bërë mi?

Ledjona: Do të takoj gruan dhe do t’i them dy fjalë çfarë ke bërë ti kur kemi qenë të party?

Juli: Çfarë kam bërë mi?

Ledjona: Si s’të vjen turp, sa respekt kam pasur për ty. Ta ka bërë mi Egla ty, o kokë daulle.

Juli: Kush të ka thënë?

Ledjona: A kishe dalë më Erjolën, i ke thënë këto fjalë.

Juli: Do më japësh 10 mijë euro borxh?

Ledjona: Po t’i jap, ia marr Eglës t’i jap tyç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një reagim…