Haradinaj: Ismail Kadare do t’i jetojë epokat!

01 korrik 2024 | 11:56

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për vdekjen e emblemës së letërsisë shqipe, Ismail Kadaresë.

Haradinaj ka thënë se Kadareja ishte shqiptari më i famshëm në glob.

Po ashtu, ai ka thënë Kadareja “ishte njeriu që e lartësoi kombin, që e lartësoi Shqipërinë, që lartësoi Kosovën dhe që letërsinë e një kombi të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme”.

“Ne sot e kemi humbur gjeneralin e letrave shqipe, e kemi humbur ambasadorin e krijimtarisë shqiptare në Botë, e kemi humbur Ismail Kadarenë, emri i të cilit i ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t’i ketë njeriu! Ky emër do t’i jetojë epokat! Lamtumirë mjeshtër!”, shkruan Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…