Ministri i Kulturës: Lajm i rëndë vdekja e Ismail Kadaresë

01 korrik 2024 | 12:10

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku e ka quajtur “lajm të rëndë” vdekjen e shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, për çfarë ka thënë se “do ta kujtojmë gjithmonë për aftësinë e tij të rrallë për të kapur thelbin e njerëzimit në çdo faqe të shkruar”.

“Lajm i rëndë vdekja e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, autorit që na mësoi të shohim botën me një këndvështrim unik. Kontributi i Kadaresë për artin dhe kulturën shqiptare është i pashoq. Veprat e tij mbeten testament i gjallë i talentit dhe mendjes së tij të jashtëzakonshme. Do ta kujtojmë gjithmonë për aftësinë e tij të rrallë për të kapur thelbin e njerëzimit në çdo faqe të shkruar. Padyshim pas vetes ka lënë trashëgimi të pashlyeshme në letrat shqipe dhe botërore. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kadare dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Ramiz LUSHAJ Ka ndërruar jetë mbi 103 vjeçare Haxhi…