248-vjetori i pavarësisë, Alma Bektashi bashkë me ambasadorin Hovenier performojnë nesër himnin amerikan

01 korrik 2024 | 15:12

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, më 4 korrik shënon 248-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, ceremonia organizohet të martën më 2 korrik, në ambientet e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Siç mësoi Reporteri, këngëtarja Alma Bektashi do ta performojë himnin amerikan së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Këngëtarja Bektashi është zë i moçëm në muzikën kosovare. Ajo është pjesëmarrëse e shumë Festivaleve, duke përfshirë edhe ato në RTSH.

Në datën e njëjtë, 4 korrik, por të vitit 2014, Kosovas Philanthropists publikoi videoklipin “Hand To Hand” që e këndoi vetë Bektashi.

Në fund të vitit 2011 ajo u përzgjodh për të qenë pjesë e jurisë profesionale e “The Voice of Albania”.

Data zyrtare e Pavarësisë së Amerikës është 4 korriku.

Kjo datë, është festë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përkujton Deklaratën e Pavarësisë, e cila u ratifikua nga Kongresi i Dytë Kontinental më 4 korrik 1776, duke krijuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet…