Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime pranon donacion nga KFOR-i turk, Zenelaj: Faleminderit të gjithë ushtarëve për angazhimin maksimal për realizmin e projektit

01 korrik 2024 | 15:32

Në ambientet e Qendrës Integruese Rehabilituese në Shtime, u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të projektit, donacion “Sanimi dhe rinovimi i oborrit në QIRSKP”. Ky projekt u realizua fal punës dhe kontributit të KFOR-Kontingjentit Turk në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj qendre, Dr. Miftar Zenelaj. Zenelaj ka falënderuar Komandantin e KFOR-Turk Majorin Mesut BAL dhe Kapitenin Kenan Onur DURAL, si dhe gjithë ushtarëve që ishin pjesë në realizimin e këtij projekti.

Njoftimi i plotë i Dr. Zenelajt:

Sot, në ambientet e Qendrës Integruese Rehabilituese në Shtime, u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të projektit donacion “Sanimi dhe rinovimi i oborrit në QIRSKP”. Ky projekt u realizua fal punës dhe kontributit të KFOR-Kontingjentit Turk në Kosovë.

Në përmes Komandantit të KFOR-Turk Majorit Mesut BAL dhe Kapitenit Kenan Onur DURAL, ju shprehëm falënderimet dhe mirënjohjet tona të gjithë ushtarëve që ishin pjesë në realizimin e këtij projekti.

Ne falënderuam Drejtorin e Shërbimeve Publike të Komunës së Shtimes për ndihmën në realizimin e këtij projekti.

Gjithashtu, ne ju shprehëm falënderime të gjithë donatorëve të QIRSKP, e në veçanti CARITAS-Kosova, HANDIKOS-Kosova, dega-Shtime, dhe të gjithë donatorëve që nuk i harrojnë njerëzit me nevoja të veçanta.

Edhe njëherë, faleminderit të gjithë ushtarëve dhe komandantëve të KFOR-it Turk, që me makineritë dhe angazhimin maksimal, më shumë se 12 ushtar punuan për 25 ditë pune dhe realizuan këtë projekt donacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar…