De Bruyne: Nëse vjen një ofertë shumë luksoze, atëherë është për familjen, të afërmit…

01 korrik 2024 | 16:35

Kevin De Bruyne ka folur rreth të ardhmes së tij në futboll.

Mesfushori belg ka edhe një vit kontratë me Manchester Cityn, teksa ka thënë se nuk e mendon momentalisht largimin dhe nuk ka bisedime me asnjë klub nga Arabia Saudite.

“Qëndrimi te City? Po, po… Kam lexuar shumë tituj rreth një transferimi në Arabinë Saudite, por nuk kam folur me askënd. Nëse ka një ofertë të mirë dhe i thua Pep-it që dëshiron të largohesh, atëherë është e mundur. Kjo mund të jetë ndryshe në klube të tjera. Por, unë kurrë nuk kam treguar se dua të largohem”, ka thënë De Bruyne.

De Bruyne ka thënë se nëse vjen një ofertë shumë e madhe, mund t’ia ndryshojë mendjen.

“Kam më shumë se mjaftueshëm para. Por, nëse vjen një shumë absurde, atëherë është edhe për familjen time, të afërmit e mi, nipërit e mbesat e mia, stërnipërit e mi dhe miqtë e mi”, ka thënë De Bruyne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Spanjës i mbajti në fuqi fletarrestimet për…