Tragjedi në Seul: Makina përplas një turmë njerëzish, nëntë persona humbin jetën

01 korrik 2024 | 21:09

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pasi një veturë është përplasur me një turmë njerëzish të hënën në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Bëhet me dije se një burrë rreth të 60-ave është futur me veturën e tij ke turma duke i përplasur. Ndërkohë katër persona të tjerë janë dërguar në spital. Policia thotë se po heton ngjarjen, por paralajmëron se numri i viktimave mund të rritet.

Gjithashtu makina po lëvizte në drejtim të gabuar dhe u përplas me dy automjete të tjera para se të vinte në kontakt me këmbësorët. Shoferi, i cili u arrestua në vendngjarje, mësohet se i ka thënë policisë se vetura ka përshpejtuar papritur. Gjashtë persona vdiqën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë vdiqën më vonë nga plagët e marra. Në vitin 2022, këmbësorët në Korenë e Jugut përbënin 35% të të gjitha vdekjeve në rrugë, një përqindje e lartë në krahasim me vendet e tjera të OECD.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.…