Babai i Thaçit: Po mërzitemi për Hashimin, do të dalin të pafajshëm

01 korrik 2024 | 21:19

Gati katër vjet prej se ish-presidenti Hashim Thaçi u dërgua në paraburgim. E për kaq vjet, prindërit e tij të shtyrë në moshë, në vizitë në Hagë i shkuan vetëm dy herë.

Së fundmi Thaçi i priti prindërit e tij javë më parë e më të cilët pati rreth 3 orë kohë që të bisedojnë, orë këto që babait të tij, Haxhi Thaçi, i shkuan shpejtë.

“Na erdh pak zor por kur e pamë. Po mërzitemi. Na ka prit mirë Hashimi, kemi ndejtë 3 orë,” tha babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi.

Shpresën ka që një ditë Thaçi me shokët do të dalin faqebardhë, e drejtësia do të jetë në anën e tyre.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “FIVE“, ai flet edhe për pritshmëritë që ka në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .“Pasi u liru populli mirë është. Jemi të këaqnur masi populli është i lirë. Është zor, por pa hjek dikush nuk bëhet. Akush për vete ska hy aty. Ushtria e ka çliru bashkë me aleatët e tij,” tha Haxhi Thaçi.

E seancat ndaj djalit të tij vështirë po e ka t’i shohë.

“E kam vështirë, po mërzitna me e kqyrë….”

Haxhi Thaçi një mesazh pati edhe për Jakup Krasniqn, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

“E atyne shokëve unë i falënderoj e iu bëjë të fala, ishalla kthehen sa ma shpejtë shëndosh e mirë, të pafajshëm janë, me emër të zotit.”

Thaçi është arrestuar me 5 nëntor 2020, ndërsa gjykimi ndaj tij dhe ish- krerëve të UÇK-së nisi me 3 prill 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pasi një…