Veprimtari Bislimi për vdekjen e Kadaresë: Literaturën, armën më të fortë të lirisë

01 korrik 2024 | 20:39

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Duke reaguar pas lajmit për vdekjen e Kadaresë, veprimtari dhe drejtori i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, ka thënë se me emrin e Ismail Kadaresë përfaqësohej kombi.

“Me emrin tuaj përfaqësohej kombi, me literaturën si armën me të fortë të lirisë dhe vlerave perëndimore të popullit tonë. Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e dashtën dhe respektuan. Shpirti yt pushoftë në paqe dhe emri yt qoftë i përjetshëm në memorien e popullit shqiptar. Sot bota ngushëllon dhe nderon emrin tënd. Lamtumirë madhështia jonë Ismail Kadare!”, ka shkruar Bsilimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo vetëm mjalti e qumështi i saj, por edhe dylli…