Dita Kombëtare e Sllovenisë, Haradinaj: Mirënjohës për mbështetjen e vendit mik në të gjitha proceset

01 korrik 2024 | 22:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Kombëtare të Sllovenisë, ka kremtuar bashkë me kryeparlamentaren sllovene , Urška Klakočar Zupančič dhe ambasadoren sllovene në Kosovë, Benedejčič.

Me këtë rast, Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Sllovenia ka dhënë për Kosovën në të gjitha proceset.

“Sllovenia, një partnere e rëndësishme e Kosovës, sot shënoi Ditën Kombëtare. Këtë ditë të veçantë, kisha kënaqësi ta kremtoja bashkë me kryeparlamentaren sllovene znj. Urška Klakočar Zupančič, e cila po qëndron për vizitë në vendin tonë, si dhe ambasadoren sllovene në Kosovë, znj. Benedejčič. Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhënë Kosovës në të gjitha proceset e deritashme dhe për përkushtimin e tyre në forcimin e lidhjeve të ngushta bilaterale mes vendeve tona”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Londër, 1 korrik - Zvicra kaloi Italinë, në raundin e…