FBK-ja shpërblehet nga FIBA Europe

01 korrik 2024 | 22:38

Federata e Basketbollit të Kosovës shpërblehet nga FIBA Europe për organizimin e suksesshëm të FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla – Femrat 2024. Kosova për herë të parë ishte nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla – Femrat 2024.

Pesë ditë ndeshje me 8 ekipe të Evropës, ku publiku vendas dhe ai i huaj patën rastin të përjetojnë nga afër emocione dhe lojë të bukur në Prishtinë.

“FIBA ndau çmimin për organizimin e suksesshëm të Kampionatit për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe çmimin e pranoi kryetari i Federatës, Arben Fetahu”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur i vdekur në Prizren. Lajmin e…