Dukagjini konfirmon largimin e 12 futbollistëve

01 korrik 2024 | 22:46

Skuadra e Dukagjinit vazhdon me ndryshime për sezonin e ri futbollistik. Nga kjo skuadër të hënën janë larguar 12 futbollistë, që ishin pjesë e klubit përgjatë sezonit të kaluar dhe më shumë.

Largimin e futbollistëve e ka konfirmuar vetë klubi i Dukagjinit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. “KF Dukagjini njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me këta futbollistë: Kenan Haxhihamza, Ardin Dallku, Blerind Morina, Bujar Shabani, Redon Syla, Gentrit Salihu, Iran Junior, Dren Feka, Osman Mëziu, Amsal Krasniqi, Paulo Victor dhe Pascal Chidi Bolu. Klubi falënderon të gjithë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e familjes tonë dhe u dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e kësaj skuadre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se…