LAB OIL-Importuesi më i madh i produkteve amerikane për Vitin 2023

02 korrik 2024 | 11:19

Oda Ekonomike Amerikane ka shpallur kompaninë Lab Oil nga Kosova si importuesin më të madh të produkteve amerikane për vitin 2023. Me këtë rast të rëndësishëm, drejtori menaxhues i kompanisë, zoti Berat Ahmeti, pranoi mirënjohjen nga Oda Ekonomike Amerikane.

Në ceremoninë e mbajtur, pjesëmarrës ishte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Shkëlqesia e tij zoti Jeffrey M. Hovenier.

Zoti Ahmeti shprehu mirënjohjen e tij për këtë njohje dhe nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Lab Oil për të sjellë produkte cilësore amerikane tregun Kosovar dhe Rajonal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policët e komunikacionit rrugor dhe ata të stacionit të Ferizajt…