Kuç: Nuk më ka mbetur asgjë peng nga futbolli kosovar

02 korrik 2024 | 11:50

Edvin Kuç u largua nga Ballkani pas pesë viteve e gjysmë të kaluara te skuadra kampione e Kosovës. Mesfushori shqiptar me pasaportë malazeze karrierën do ta vazhdoj me skuadrën nga Azerbajxhani, Neftçi Baku.

Ai tanimë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me Neftçin, derisa në një lidhje direkte me Radio Dukagjinin ka folur për aventurën në Azerbajxhan. Kuç deklaroi se u largua nga Ballkani për të marrë një kontratë më të mirë pasi tanimë është në pjesën e fundit të karrierës së tij si futbollist.

“Me të thënë të drejtën 30 vjeçar dhe me Ballkanin kam fituar të gjitha dhe erdhi koha që të mendojë për ekzistencë dhe për familje. Kur vjen në përfundim të karrierës duhet me menduar më shumë për familjen dhe për të gjitha. Falë Zotit me Ballkanin ka shkuar gjithçka super duke fituar trofetë dhe jam larguar si kampion”, ka thënë Kuç. “Nuk më ka mbetur asgjë peng nga futbolli kosovar, pasi me Ballkanin kam kaluar super. Më kanë ndihmuar njerëzit në klub në qytet dhe kamë bërë shumë miq dhe ky është fitimi më i madh për mua”, ka shtuar Kuç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edmond Beqiri shpall te pavlefshëm dëftesën e kl X. Xl.…