Hamza për Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut: Ishte moment historik që bashkoi shqiptarët

02 korrik 2024 | 12:06

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka përkujtuar Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990.

Ai ka vlerësuar se shpallja e kësaj deklarate ishte një moment i rëndësishëm politik dhe historik që i bashkoi shqiptarët.

Hamza ka shkruar  në “Facebook” se kjo deklaratë ishte një akt i lartë kur edhe institucionalisht u shpreh vullneti i delegatëve shqiptarë për Kosovën, si njësi të pavarur dhe të barabartë me republikat e atëhershme.

“Veprimtarë të shumtë, brez pas brezi, bënë përpjekje që t’i realizojnë aspiratat e popullit për liri, pavarësi e demokraci. Aty ku e linte një brez, menjëherë e vazhdonte tjetri, deri në jetësimin e plotë të ëndrrës shekullore për shtetësinë tonë. Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 ishte një moment tejet i rëndësishëm politik dhe historik që i bashkoi shqiptarët. Ishte një akt i lartë kur edhe institucionalisht u shpreh vullneti i delegatëve shqiptarë për Kosovën, si njësi të pavarur dhe të barabartë me republikat e atëhershme. Me peshën historike që bartën mbi supet e tyre, sot, 34 vjet pas, vazhdojmë të ndjejmë krenari për vendimin e guximshëm të delegatëve shqiptarë të asaj kohe. Ne kemi pasur gjithnjë burra e gra, djem e vajza, dalëzotës të Kosovës!”, ka shkruar Hazma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar që sot mund të…