“Atletët e Lirisë” edhe në Lezhën e Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit

02 korrik 2024 | 12:39

Në Lezhë nën përkujdesin e kryetarit të Lezhës, Pjerin Ndreu, në Bibliotekën “Gjergj Fishta”, me organizimin e drejtorit Albert Çuko, dhe pjesëmarrjen dinjitoze të shkrimtarëve, studiuesve, intelektualëve dhe zyrtarëve të Lezhës së Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit, u promovua libri monografiko-historik “Atletët e Lirisë”, i cili përfshinë 30 vjet veprimtari( 1991-2021), të periudhave dramatike dhe vendimtare të para, gjatë dhe të pas luftës në Kosovë.

Në këtë vepër voluminoze përshkruhet aktiviteti politik i periudhës historike të subjekteve politike të viteve të ‘90-ta, në krye me ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, angazhimi diplomatik i PLK-së në Europë dhe në botë, kontributi i ELDR/ALDE dhe Internacionales Liberale për afirmimin dhe lirinë e Kosovës, dalja në skenë e gueriles epike çlirimtare të UÇK-së, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari dhe lufta e saj titanike dhe heroike për vetëmbrojtje dhe liri, Konferenca e Rambujesë, në krye me liderin e luftës dhe të paqes, ish-presidentin Hashim Thaçi, ndërhyrja e Aleancës së NATO-s, për të ndalur gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë, martirizimi i popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, roli historik dhe vendimtar i ShBA-së, BE-së, NATO-s dhe Shqipërisë për lirinë e Kosovës, ndërtimi i institucioneve të Kosovës dhe sanimi i pasojave shkatërrimtare të luftës, shpallja e pavarësisë së Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi, më 17 shkurt 2008, njohjet ndërkombëtare nga partnerët dhe nga bota demokratike, proceset dhe fushatat elektorale për konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe të demokracisë, formimi i institucioneve të sigurisë, policisë, drejtësisë dhe të ushtrisë, progresi dhe zhvillimi i hovshëm i Kosovës, deri në vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjerimi i bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, mbështetja…