Kurti: Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë

02 korrik 2024 | 12:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim tjetër pas vdekjes së shkrimtarit, Ismail Kadare.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kurti ka thënë se “mbrëmë kaloi nata e parë pa Kadarenë, derisa më herët dihej që është diku në bibliotekën e tij”.

“Shkrimtari ynë i madh u nda nga ne. Mbase filozofi francez, Gilles Deleuze, na thotë diçka që mund të na shërbejë për kuptimin e kësaj ndarjeje. Artisti bën një vepër artiste. Në një farë mënyre është vepra ajo që krijon përherë. Kadare nuk na la në paqen e një shoqërie të përgjumur, por na hodhi në intrigën e tij. Aty janë dhe do të jenë ende personazhet dhe situatat, gjenerali i të vdekurve dhe kako Pino, koncerti i fundit dhe pallati i dimrit të përhershëm, Broadway i zhvendosur në Tiranë dhe hija e kineastit shqiptar në Paris, Eskili i degdisur dhe faraoni i tejvarrosur, trupi i Lul Mazrekut dhe përkthyesi i katërt, valltari i vargjeve të popullit apo autoriteti i nëndheshëm i Lasgushit… Të gjithë do të jenë aty nën paradigmën e uraganit të pandërprerë të letërsisë”, ka shkruar Kurti.

Në fund, Kurti ka shkruar: “I munguar i madh, nga dje, u bë edhe vetë Kadareja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti i famshëm, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, është përpjekur…