Hapet shkolla verore “Dielli” në Drenas

02 korrik 2024 | 13:41

Drejtoria Komunale për Arsim e komunës së Drenasit, së bashku me Qendrën për Avancimin e Performancës së Arsimit (QAPA), në shkollën fillore të mesme të ulët “Migjeni” në fshatin Baicë, hapën zyrtarisht shkollën verore “Dielli”, një ngjarje e përjetuar me emocione nga të gjithë nxënësit dhe stafi i shkollës.

Në hapjen e kësaj shkolle fjalë rasti mbajtën drejtori i Arsimit në komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, i cili i thirri të gjithë të gëzojnë aventurat e reja të verës, të mësojnë dhe të rriten nën diellin e ndritshëm dhe frymën frymëzuese të hapjes së shkollës së tyre verore.

Pas tij, me fjalë përshëndetëse, u paraqit edhe drejtori i QAPA-së, Nehat Mustafa dhe kryetari i Këshillit të Prindërve, Arben Haziri.

Drejtori Gjoka qëndroi me nxënësit edhe këtë pasdite, duke zhvilluar një bashkëbisedë të këndshme dhe produktive me ta.

Kjo shënon fillimin e një periudhe të re rritjeje dhe mësimi, ku dielli i dijes dhe argëtimit do të ndriçojë një verë të shkëlqyer dhe të paharruar për të gjithë pjesëmarrësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hapur afati i rregullt kalimtar veror në hendbollin kosovar.…