Pogba: Po luftoj një padrejtësi të madhe, jam ende lojtar i Juventusit

02 korrik 2024 | 14:07

Paul Pogba ishte i pranishëm në Gjermani për të ndjekur nga afër Francën në ndeshjen kundër Belgjikës.

Mesfushori dha një intervistë të shkurtër, ku theksoi se është i dënuar në mënyrë të padrejtë sa i takon çështjes së tij me dopingun.

“Dua të luftoj me këtë padrejtësi që më është shkaktuar. Së fundmi, është publikuar edhe një intervistë e pavërtetë ku thuhet se Pogba është i mbaruar. Por, unë ju them që Pogba është këtu dhe nuk është i mbaruar, ndaj mos u shqetësoni. Kam dëshirën e madhe për t’u rikthyer, jam ende një lojtar i Juventus. Kam një kontratë, por që ende nuk kam pasur mundësinë për të biseduar me drejtuesit e klubit. Ka një heshtje në këtë moment, ndoshta edhe ata po presin për rezultatin e apelit. Por, nëse jeni mjaftueshëm kuriozë, atëherë mund t’i pyesni”, u shpreh Pogba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher…