Mbi 12 lloj brende të birrave vendore dhe ndërkombëtare dhe skenë madhështore

02 korrik 2024 | 15:37

Festivali do të ketë laramani aktivitetesh për të gjithë vizitorët, duke përfshirë degustimin e birrave të shumta vendore dhe ndërkombëtare nga më shumë se 12 brende, një kënd ushqimi dhe pije jo alkoolike, si dhe surpriza tjera të shumta.

Madhështia e këtij edicioni është po ashtu skena gjigante më e madhja deri sot ne beerfest, rreth 30 metra me 16 metra lartësi, me një zërim me efekte.

Biletat ditore në shtije

Tashmë në shitje janë edhe biletat ditore, ku ju mund ta blini biletën tuaj ditore dhe ta shfrytëzoni në cilën ditë që ju e zgjidhni të shkoni.

Këtu mund të rezervoni biletën tuaj,  Bli bileten

Pagesat në Beerfet “Cashless”

Pagesat do të bëhen në mënyrë elektronike me byzylyk, në pikën e dedikuar brenda hapësirës së festivalit.

Beerfest Kosova 2024, organizohet nga data 12 deri më 15 korrik 2024, prapa Pallatit të Rnisë në Prishtinë.

Për më shumë informacione rreth agjendës së aktiviteteve dhe për të rezervuar biletën tuaj në kohë, na ndiqni në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Bëhu pjesë e festës më të madhe n’vend!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për gruan…