Shembet ndërtesa trekatëshe, raportohen 14 të vdekur

03 korrik 2024 | 08:09

Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese trekatëshe në jug të Egjiptit u rrit në 14, ndërsa gjashtë banorë të tjerë u plagosën, thuhet në një deklaratë nga autoritetet lokale.

Ndërtesa u shemb në distriktin East Assiut dhe ekipet e shpëtimit kanë qenë në kërkim të të mbijetuarve gjatë 24 orëve të fundit, sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e mediave në provincën Assiut.

Guvernatori i Assiut Essam Saad ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka urdhëruar koordinimin me autoritetet përkatëse për të siguruar ndihmën urgjente financiare për familjet e viktimave dhe të gjithë mbështetjen e nevojshme për të lënduarit.

Guvernatori kërkoi gjithashtu formimin e një komiteti inxhinierik për të kontrolluar ndërtesën e shembur dhe ato përreth, për të zbuluar shkaqet e shembjes dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e shtëpive aty pranë.

“Shtëpitë fqinje janë kontrolluar për sigurinë e tyre dhe disa prej shtëpive të dëmtuara janë evakuuar dhe janë marrë masat e nevojshme urgjente për ruajtjen e jetës së qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

/Ora News/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjë…