Sot mbahet ceremonia shtetërore e lamtumirës e Ismail Kadaresë

03 korrik 2024 | 08:14

Sot do të mbahet ceremonia shtetërore për nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88-vjeçare.

Homazhet publike do të nisin në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Më pas në orën 11:30 do të fillojë ceremonia shtetërore e lamtumirës, ndërsa në orën 12:30 kortezhi niset për në varrezat e Tufinës.

09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës

12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në Bruksel janë takuar kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë,…