![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/07/kadare-1.jpg)
‘Është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon’, prek me fjalët vajza e Ismail Kadaresë
03 korrik 2024
| 13:56
Po i jepet lamtumira e fundit kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadarenë varrezat e Tufinës, Tiranë.
Vajza e tij, Besiana Kadare, në fjalën e saj në varreza, Besiana Kadare, ka thënë se babai i saj “është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon”.
“Jemi të gjithë shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri, mesazhet e ngushëllimit, shumë ceremoni prekëse. Nuk do bëj ndonjë fjalim, e përfytyroj që thoshte një nga frazat e tij të preferuara ‘ do na lësh rehat tani, nuk dua’, E përfytyroj është ngjitur, është si në një vorbull drite, është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon. Një nga mënyrat për t’i bërë homazh është të lexojmë veprat e tij të gjithë përsëri”, ka thënë ajo.