Osmani në librin e zisë: Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare!

03 korrik 2024 | 14:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar nga shteti shqiptar në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare.

Osmani në librin e zisë ka shkruar  se “me zemër të rënduar i thamë lamtumirë penës së shquar dhe kolosit të papërsëritshëm, fjalët e të cilit kapërcyen kufijtë, kulturat dhe kohën”.

“Për dekada të tëra, veprat e Ismail Kadaresë ndriçuan cepat më të errët të historisë dhe shpirtit njerëzor. Aftësia e tij për të gërshetuar historinë, mitet dhe realitetin, e bëri zërin e tij një nga më të veçantët dhe më të fuqishmit në letërsinë bashkëkohore. Prandaj, jemi përgjithmonë mirënjohës për veprat që na la. Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar. Ndërkaq, për kombin shqiptar, vetë ekzistenca dhe vepra e Ismail Kadaresë është triumf i kulturës mbi injorancën dhe i lirisë mbi diktaturën. Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ngre alarmin se politika…