Hasan Gomda, lojtar i ri i Dritës

03 korrik 2024 | 16:30

Klubi gjilanas, Drita ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me qendërmbrojtësin ganez, Hasan Gomda.

Drita ka vazhduar me përforcime para nisjes së ndeshjeve në garat evropiane dhe sezonit 2024/25 në Albi Mall Superligën.

I fundit që është transferuar nga klubi gjilanas është qendërmbrojtësi Hasan Gonda, i cili vjen si huazim nga ekipi Golden Boy.

“Intelektualët” kanë njoftuar gjithashtu se lojtari i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Bansko.

Ky është transferimi i tetë i Dritës deri tani pasi më herët kanë konfirmuar edhe emra si Kastriot Rapuca, Ilir Mustafa, Veton Tusha, Blerton Sheji, Edin Hyseni, Melos Zenunaj dhe Alexandre Fressange.

Postimi pa ndërhyrje i Dritës:

Hasan Gomda bashkohet me ne

Hasan Gomda do të jetë pjesë e klubit tonë për një vit me mundesi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Gomda është transferuar në form huazimi nga ekipi Golden Boy nga Gana dhe është bashkuar me ekipin në fazë përgaditore në Bansko.

Sezonin e fundit Gomda ishte pjesë e superligës së Maltës ku luajti me ekipin e Sirens FC.

Gomda luan në pozitë e qendërmbrojtësit të majtë dhe do te jetë një konkurencë shtesë në repartin defanziv.

Mirë se vjen Gomda

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleatët e NATO-s janë pajtuar t’ia japin Ukrainës 40 miliardë…