Kelmendi takohet me ambasadorin italianm, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit

03 korrik 2024 | 16:56

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Përmes një komunikate për medie është bërë me dije se ata kanë folur në lidhje avancimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit

“Nxitja e bashkëpunimit bilateral ndërmjet institucioneve të drejtësisë italiane dhe asaj kosovare në shkëmbimin e praktikave të ndërsjella në luftimin e të gjitha formave të krimit, konsolidimi i pavarësisë së sistemit prokurorial, gjetja e modaliteteve të bashkëveprimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorit të shtetit përmes programeve dhe projekteve të ndryshme në fushën e drejtësisë penale nga shteti italian, si dhe sfidat e zbatimit të procesit të reformës në drejtësi shin disa nga çështjet thelbësore të cilat u diskutuan në takimin e përbashkët ndërmjet u.d. kryeprokurorit të shtetit dhe ambasadorit Italian”.

“Në këtë kontekst, palët u pajtuan që të avancojnë bashkëpunimin e ndërsjellë që ka për synim forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin sa më efektiv të krimit.  Në fund, u.d. kryeprokurori i shtetit, z. Besim Kelmendi, ka falënderuar ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij, Antonello De Riu, për interesimin, mbështetjen dhe përkrahjen që shteti italian e ka dhënë dhe vazhdon ta jep në forma dhe mënyra të ndryshme për institucionin e Prokurorit të Shtetit”, është thënë në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë (MD), Albulena Haxhiu dhe shefi i EULEX-it,…