Hapen qendrat e votimit, votojnë britanikët në zgjedhjet e përgjithshme

04 korrik 2024 | 08:35

Qendrat e votimit janë hapur në Britaninë e Madhe për miliona qytetarë që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e përgjithshme.

Gjithsej 650 zona elektorale parlamentare janë duke u kontestuar në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut, me qendrat e votimit të hapura deri në orën 22:00.

Rreth 40 mijë qendra të votimit në Britania dhe 46 milionë qytetarë me të drejtë vote janë bërë kryelajm i mediave botërore, transmeton Telegrafi.

Këto janë zgjedhjet e para të përgjithshme në këtë vend, ku votuesve për herë të parë do t’ju kërkohet letërnjoftimi për të votuar, pas rregullave të reja që u prezantuan në vitin 2023.

Ekzistojnë 22 lloje të mjeteve të identifikimit që qytetarët mund t’i përdorin, përfshirë pasaportën apo patentë shoferin.

Ndryshimet e kufijve nënkuptojnë se shumë njerëz do të votojnë në zona të reja, ose të ndryshme nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme.

Dhe sapo të numërohen të gjitha votat pas mbylljes së qendrave të votimi, partia fituese duhet të ketë 326 ulëse për të marrë shumicën e Dhomës së Parlamentit pa llogaritur në mbështetjen e partive të vogla.

Zgjedhjet në Britani të Madhe zakonisht mbahen çdo katër apo pesë vite. Gara e fundit ka mundur të mbahet në janar të 2025, por kryeministri mori vendimin që të shkohet më herët në zgjedhje.

Ato zakonisht mbahen në maj, pavarësisht se ato në dhjetor të vitit 2019 ishin të para që janë mbajtur në dimër në më shumë se një shekull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët japonezë kanë përdorur qelizat njerëzore për të zhvilluar një…