Juve i shtohet garës për Brojën

04 korrik 2024 | 11:36

Juventusi është klubi i radhës që ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit shqiptar Armando Brojës.

Reprezentuesi i Shqipërisë duket se gjatë kësaj vere përfundimisht do të largohet nga Chelsea. 22-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e kësaj vere. Pas Milanit dhe Napolit, tashmë edhe Juve është i interesuar për sulmuesin kuqezi.

Mediet italiane raportojnë se torinezët pëlqejnë sulmuesin shqiptar. Arkadiusz Milik pritet të largohet nga bardhezinjtë dhe sulmuesi shqiptar shihet si zëvendësuesi ideal i polakut. Juve, siç raportohet, synon ta transferojë lojtarin në formë huazimi. Përveç Milanit, Napolit dhe Juvës, Broja kërkohet edhe nga Evertoni dhe Wolfsburg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për…