Dellova transferohet te CSKA Sofia, ky është reagimi i Ballkanit

04 korrik 2024 | 11:49

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Lumbardh Dellova nga Ballkani është transferuar në skuadrën bullgare, CSKA Sofia.

FC Ballkani e ka falënderuar mbrojtësin për kontributin dhe sukseset historike që i arritën së bashku.

“Sulmuesit kundërshtar, ishin të trembur para madhështisë së tij. Hapësirat e zonave që zotëronte në fushë, sikur e kishin pronarin e tyre, i cili dominonte në çdo pëllëmbë. Me kualitetin e tij fantastik, ai bëri për vete edhe tifozët kundërshtar, kurse për FC Ballkanin dhe ‘Xhebrailat’ dha gjithçka nga vetja, që bashkërisht t’i arrijmë sukseset tona historike. Të dashur tifozë, pas shqyrtimit të disa ofertave, klubi ka arritur marrëveshje me CSKA Sofian, që ylli ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, ta vazhdojë karrierën tek 31 herë kampioni i Bullgarisë. Të gjithë jemi mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të qendërmbrojtësit tonë, të cilit i dëshirojmë suksese në vazhdim të rrugëtimit të tij, kurse FC Ballkani gjithmonë do të mbetet shtëpia e Lumbardhit. Faleminderit gjigant!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

25-vjeçari nga Krusha e Madhe është po ashtu përfaqësues i kombëtares së Kosovës, për të cilën është paraqitur në 8 ndeshje.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish amabasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emrq, ka njoftuar…