Bayerni transferon Palhinhan

04 korrik 2024 | 13:33

Bayern Munchen duket se ka kryer goditjen e radhës në merkato, me klubin gjerman që ka transferuar Joao Palhinha. Mesfushori portugez do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me rekordmenët e Gjermanisë, gjë që do të ndodhë menjëherë pas përfundimit të Evropianit.

Ky operacion i kushtoi Bayernit plot 50 milionë euro plus 5 të tjera që do të jenë bonuse, të cilat do të shkojnë menjëherë në arkat e Fulham. Palhinha ishte një dëshirë e vjetër e drejtuesve, të cilët e kërkonin atë që në kohën e Tuchel, teksa tashmë po përgatisin një skuadër të re për Vincent Kompany.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë…