Gjashtë gjyqtarë avancohen në Gjykatën e Apelit

04 korrik 2024 | 13:49

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka përzgjedhur gjashtë gjyqtarë për avancim në Gjykatën e Apelit, konkretisht gjykatësit: Valbona Musliu-Selimaj, Violeta Husaj-Rugova, Mevlide Kosumi-Qarri, Mirlinda Bytyqi-Rexhepi, Kymete Kicaj dhe Bujar Dobërdolani.

Avancimi i gjyqtarëve është bërë në mbledhjen e 328-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, anëtari i KGJK, Vilard Bytyqi, ka njoftuar se përmes kësaj përzgjedhjeje po arrihet edhe plotësimi i kuotës gjinore në Apel. Ai ka theksuar se nga komunitetet joshumicë nuk ka aplikuar askush.

Ndërsa kryesuesi Albert Zogaj, ka thënë se në konkursin për avancim të gjyqtarëve për në Apel, ka pasur konkurrencë dhe se kandidaturat kanë qenë të forta.

Zogaj ka thënë se shumë shpejt do të ketë proces tjetër për avancim në Apel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filarmonia e Kosovës është në përgatitjet finale të koncertit përmbyllës…