Panathinaikosi interesohet për Shaqirin

04 korrik 2024 | 14:49

Xherdan Shaqiri e ka humbur vendin e titullarit te Zvicra, e cila po shkëlqen në Euro 2024, teksa në çerekfinale do të sfidojë Anglinë pasi dërgoi në shtëpi Italinë.

32-vjeçari luajti vetëm 60 minuta në sfidën përballë Skocisë. Ai shënoi një supergol në barazimin 1-1 të helvetëve, që e bëri të arrinte një tjetër rekord personal, si lojtari që ka gjetur rrjetën në çdo Evropian dhe Botëror që ka luajtur.

Pavarësisht mungesës së minutave në këtë Evropian, Shaqiri ende ka vëmendjen e klubeve elitare nga kontinenti i vjetër. Sipas mediave greke, ai është në listën e dëshirave të Panathinaikos.

Të Gjelbërit po kërkojnë në merkato një lojtar për të përforcuar krahët e sulmit dhe Shaqiri duket se plotëson kriteret për klubin nga Athina.

Për dy vitet e fundit, 32-vjeçari është aktivizuar në MLS amerikane me Chicago Fire, me të cilin ka kontratë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamurtari është bërë me trajner të ri. Pas largimit të…