Arrestohet zyrtari komunal i Mitrovicës, u kap në flagrancë duke marrë 200 euro ryshfet për një grand

04 korrik 2024 | 15:14

Është arrestuar të enjten B.S., person zyrtar në Komunën e Mitrovicës së Jugut pasi është zënë duke marrë ryshfet në flagrancë nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një grandi që lidhet me riatdhesimin.

Në njoftimin e policisë është thënë se arrestimi ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” dhe ryshfeti në fjalë ishte në vlerë të 200 eurove.

“Hetimi për rastin është zhvilluar me aplikim të masave të fshehta hetimore dhe për zhvillimin e operacionit, policia ka pasur urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – Departamenti për Krime të Renda”.

“Lidhur me këtë është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, është njoftuar prokurori i çështjes, i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një super hotel buzë plazhit të bukur të Durrësit po…