Vesa Smolica konfirmon se do të fillojë të këndojë këngë popullore

04 korrik 2024 | 23:53

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP 3, Vesa Smolica ka konfirmuar se do të nisë të këndojë të zhanrit popullor.

Smolica në emisionin Reload, ka thënë se në këtë zhanër ka më shumë të gjinisë mashkullore dhe sipas saj, duhet të ketë hyrje të reja për këndimin e këngëve për dasma.

“Unë njëherë jam në atë fazën e tranzicionit sepse jam duke kaluar prej një zhanri në një zhanër tjetër. Në zhanrin e dasmave, pra me këngë popullore. Sfida më e madhe është që të gjitha këngët të duken të njëjta, por unë në Gjakovë jam rritur më këtë muzikë dhe normalisht varet nga kjo. Talent show që kam marrë pjesë më kanë ndihmuar  me manovru shumë edhe me eksperimentu me zhanre. Tash jam ka du më shumë popullore, kështu po donë tregu. Ka më shumë meshkuj te muzika popullore kështu që duhet të hyjnë sa më shumë nuk ka diçka të keqe”, ka thënë Smolica.

Ajo ka treguar se së shpejti do të sjellë këngën e parë të këtij zhanri në bashkëpunim me Evin Gonxhin dhe Landi Roko.

“Kam disa, edhe pse Big Brother më ka penalizuar pak a shumë sepse unë nuk kam menaxhment edhe kur kam dalur një muaj e gjysmë pa u kry Big Brother veçse ka qenë vonë me i menaxhu dasmat, i kam ato që i kam pasur. Unë s’kam pasur asnjëherë menaxher edhe thjesht kur hyra në Big Brother nuk kam kontaktuar asnjëherë për datat ose diçka tjetër. Unë kur dola ato që kam mundur të zë i zënë. Tash jam duke ndërruar zhanrin e muzikor jam duke punuar me Evin Gonxhin dhe Landi Roko me të cilët për herë të parë po punojë profesionalisht. Edhe është një zhanër që nuk më kanë dëgjuar tjetër asnjëherë”, ka thënë Smolica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imer Mushkolaj në “Debat Plus” u shpreh se kjo argumentohet…