Sunak pranon përgjegjësinë për humbjen historike të konservatorëve

05 korrik 2024 | 08:18

Rishi Sunak ka thënë se pranon përgjegjësinë për humbjen historike të Partisë Konservatore në zgjedhjet e përgjithshme.

Sir Keir Starmer ka udhëhequr Partinë Laburiste drejt një fitoreje dërrmuese dhe do të marrë detyrën nga zoti Sunak si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.

“Populli britanik ka dhënë një vendim kthjelltës sonte, ka shumë për të mësuar… dhe unë marr përgjegjësinë për humbjen”, u tha mbështetësve Sunak.

Duke folur në qendër të Londrës, Sir Keir tha se “ndryshimi fillon tani”, duke shtuar se “ndihem mirë, duhet të jem i sinqertë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mblidhen dy komisione të Kuvendit të Kosovës.…