Ballkani nënshkruan kontratë me Eris Abedinin

05 korrik 2024 | 08:39

Kampioni i Kosovës, Ballikani, po vazhdon t’i përforcojë radhët e veta.

Kësaj radhe ekipi nga Suhareka ka nënshkruar kontratë me Eris Abedinin.

25-vjeçari luajti në dy liga mjaft cilësore evropiane, në atë të Zvicrës dhe Spanjës.

Abedini u paraqit për Granadan dhe disa skuadra helvetike: Xamas, Wil, Lugano, Wintherthur dhe Chiasso.

Ai, po ashtu, ka luajtur edhe për Përfaqësuesen A të Kosovës, derisa është paraqitur me grupmoshat e reja të Zvicrës, U-20 dhe U-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka bërë transferimin e parë për sezonin e ri.…