Zhduket e moshuara nga Gjilani, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

05 korrik 2024 | 09:00

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Që nga dita e djeshme e zhdukur është edhe Fatime Maliqi, një grua e moshuar nga fshati Dobërçan i Gjilanit, e cila, sipas familjes, ka dalë nga shtëpia në orët e para të së mërkurës dhe nuk kanë asnjë informacion për të.

Nipi i saj ka deklaruar se e kanë raportuar rastin në polici, por po kërkojnë ndihmë edhe nga qytetarët.

Kushdo që ka ndonjë informacion të lajmërohet në numrat kontaktues +383 44 819 717 dhe +383 45 634 436.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tuneli i Llogorasë hapet sot për qarkullim. Në orën 10:00…