Gjykata Themelore pezullon vendimin e BQK-së ndaj Sami Mazrekut

05 korrik 2024 | 10:16

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ndaj ish-drejtorit të Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazrekut.

Vendimi i BQK-së ndaj Mazrekut, ia ndalon këtij të fundit shërbimin në industrinë e sigurimeve në një afat prej 5 viteve, dhe është marrë bazuar në një raport të monitorimit të BQK-së për Byronë e Sigurimeve, institucion ky ku Mazreku kishte ushtruar pozitën e drejtorit ekzekutiv.

Por, ky vendim është pezulluar pas padisë së ushtruar nga Mazreku.

Aktvendimi i Themelores për pezullim të vendimit është bazuar në padinë e Mazrekut, në të cilën pretendohet se vendimi i BQK-së ka shkelje në 13 pika.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore, një kopje të të cilit e ka siguruar Buletini Ekonomik, thuhet se gjykata e ka miratuar kërkesën e paditësit, në këtë rast Sami Mazrekut, për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi, dhe rasti është referuar për zgjidhje si konflikt administrativ.

Në padi përmenden 13 pika ku dyshohet se vendimi i BQK-së nuk ka mbështetje ligjore. /Buletini Ekonomik/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2…