Abdixhiku pret në takim të dërguarin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, flasin për zhvillimet në vend

05 korrik 2024 | 12:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges i shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic.

Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe i dërguari i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges diskutuan për situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike lidhur me këto ngjarje.

Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të raporteve mes Kosovës dhe Sllovenisë, vend ky i cili ka ndihmuar Kosovës në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stadiumi “Stuttgart Arena”, do të jetë arena e “luftës” ndërmjet…