Flakët shkrumbojnë një “beach-bar” në Radhimë

05 korrik 2024 | 10:58

Një “beach bar” është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Radhimë.

Objekti me strukturë  druri u dogj tërësisht, bashkë me disa çadra e shezlongë në plazh, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Paraprakisht, dyshohet se një shkëndijë elektrike ka qenë shkak i zjarrit, megjithatë pritet zbardhja e ngjarjes dhe hetimi i plotë nga grupi hetimor për të kuptuar nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo aksidental.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten e 5 korrikut nis edhe faza më e…