Superkompjuteri cakton gjasat e kombëtarëve për titullin në EURO 2024

05 korrik 2024 | 11:05

Superkompjuteri i “Opta” (kompanisë më të madhe në botë për statistika, analiza etj), pas përfundimit të fazës së grupeve dhe asaj të 1/8-ave ka nxjerrë rezultatet e reja për fituesin potencial të Kampionatit Europian 2024. Në fakt para fillimit të turneut edhe deri më tani, fitues absolut sipas superkompjuterit ishin “3 Luanët” e Anglisë, por tani llogaritë kanë ndryshuar.

Vendin e Anglisë e ka zënë Spanja, që sipas “Optas” ka diku te 19.3% shanse për të fituar trofeun, ndërsa vendi i dytë i përket vendasve të Gjermanisë, të cilët kanë diku te 18.1% shanse për ta fituar. Ishullorët anglez kanë rënë në vendin e tretë, ku llogariten me 17.1% shanse fitimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka regjistruar gjobat e trafikut për 24…