Ahmeti takohet me sekretarin e Forumit për Ishujt e Paqësorit, bisedojnë për progresin e Kosovës

05 korrik 2024 | 11:12

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Forumit për Ishujt e Paqësorit (PIF), Baron Waqa.

Ahmeti dhe Waqa, kanë diskutuar për progresin e Kosovës viteve të fundit dhe aktivitetet e PIF.

Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Forumit për Ishujt e Paqësorit.

Zëvendësministri Ahmeti, ka falënderuar sekretarin Waqa për bisedën e hapur dhe pritjen miqësore.

Forumi i Ishujve të Paqësorit është themeluar në vitin 1971 dhe ka 18 shtete anëtare. Vizioni i tyre është që në rajonin e Paqësorit të mbizotërojë paqja, harmonia, siguria dhe prosperiteti, ku të gjithë popujt e Paqësorit mund të jetojnë të lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë njoftuar policinë në Viti se pas një…