Është ndarë nga Ben Affleck? Detaji që mori gjithë vëmendjen te Jennifer Lopez

05 korrik 2024 | 12:28

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, ka postuar një video ku promovon markën e saj të bukurisë në rrjetet sociale, por një detaj tjetër tërhoqi vëmendjen.

Ylli i muzikës nuk mban unazë martese në video. Edhe pse nuk mban unazë martese, në dorën e djathtë mban unaza të tjera dhe me këtë lëvizje sinjalizon një divorc të mundshëm me aktorin e famshëm, Ben Affleck.

Mediat prej disa kohësh shkruajnë për një divorc të mundshëm të çiftit të famshëm. Dyshimet filluan pasi u bë e ditur se Ben dhe Jennifer po shisnin vilën që blenë së bashku një vit më parë. Jennifer e anuloi turneun më herët dhe u shfaq e vetme në premierën e filmit të saj të ri.

Pamja e saj është përmendur në shumë komente. Shumë vunë re se ajo kishte humbur dukshëm peshë.

“Ti je e bukur, por pse ke humbur kaq shumë kilogramë?”, “Ke humbur shumë peshë”, “A jam unë e vetmja që kam vënë re që Jennifer ka humbur shumë peshë?”, janë disa nga komentet.

Disa kanë shkruar se Jennifer duhet të jetë nën stres të madh, duke pasur parasysh se divorci është përfolur shumë prej disa kohësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca dhe Portugalia do të përballen në çerekfinalen e Euro…