Njësitet Antikontrabandë të Doganës zënë 130 paketime të barnave pa banderola

05 korrik 2024 | 12:51

Në Prishtinë, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore.

Si rezultat, janë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.

“Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës është inicuar procedura kundërvajtëse. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajojmë të gjithë të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të mbrojtur shëndetin publik dhe ekonominë tonë”, ka njoftuar Dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten…