Ronaldo me mesazh motivues para ndeshjes ndaj Francës

05 korrik 2024 | 13:11

Cristiano Ronaldo u shfaq në rrjetet sociale për t’i lënë një mesazh inkurajues përpara duelit vendimtar të kësaj të premte në orën 20:00 me Francën për çerekfinalen e Euro 2024, që zhvillohet në Gjermani.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë së bashku. Forca Portugali !”, shkruhet në llogarinë zyrtare të kapitenit të ekipit luzitan.

Pas ndeshjes emocionuese ndaj Sllovenisë , pasi humbi një penallti në kohën shtesë, Cristiano Ronaldo do të dëshirojë të dëshmojë veten në ndeshjen ndaj Francës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë,…