Ligjvënësit premtojnë më shumë përkrahje për Onkologjinë, renovimet shihen si shpresë për pacientët

05 korrik 2024 | 13:27

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka vizituar të premten Klinikën e Onkologjisë në QKUK, ndërsa renovimet e bëra në këtë klinikë u panë si shpresë për pacientët, raporton Ekonomia Online.

E ligjvënësit kosovarë premtuan më shumë përkrahje e angazhim, teksa lista e pritjes e mungesa e barnave u konsiderua si problem.

Kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku, ka thënë se është bërë një punë dhe kontribut i madh për përmirësimin e kushteve në këtë klinikë.

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se kushtet për pacientet janë përmirësuar dukshëm dhe sipas tij, nuk mungojnë shërbimet esenciale pa pasur nevojë për të dalë jashtë vendit për trajtim.

Gjithashtu ai ka njoftuar se tashme është bërë promovimi i sistemit laserik C-RAD të gjurmimit optik 3D, duke e bërë kështu këtë institucion të vetmin në rajon me këtë teknologji të avancuar.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, ka thënë se do të mundohen që t’ua plotësojnë sa më shumë kushtet pacientëve.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka potencuar se ka ndryshime por sipas tij, janë të pamjaftueshme edhe pse shpenzimet nga buxheti shtetëror janë milionësh.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka theksuar se përkundër projektligjit për çmimet e barnave, ende ka rritje të çmimeve dhe ka mungesë të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet e provimit në masë të madhe krijojnë një besim…