Hovenieri: Pasioni i qytetarëve të Kosovës për ta festuar Ditën e Pavarësisë së ShBA-së është unik

05 korrik 2024 | 13:34

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë fjalë të mira për popullin e Kosovës me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

Hovenieri ka thënë se pasioni i qytetarëve të Kosovës për t’u bashkuar me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës është unik.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se është thellësisht i nderuar.

“Kënaqësi të marr pjesë dhe të marr pjesë në shumë festime dje në Prishtinë të organizuara për nder të pavarësisë së ShBA-së. Pasioni i kosovarëve për t’u bashkuar me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës është unik, dhe për këtë, jam thellësisht i nderuar. Gëzuar 4th, të gjithë!”, ka thënë Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka vizituar të premten…