176 familje të Podujevës kanë përfituar investime në efiçiencë të energjisë

05 korrik 2024 | 13:52

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka zhvilluar takim me drejtorin e Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Driton Hetemi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për punën e deritanishme që ka kryer FKEE-ja në Komunën e Podujevës dhe projektet e radhës ku mund të investohet.

Deri më tash FKEE-ja ka përfunduar pesë projekte dhe pesë të tjera pritet të zbatohen sivjet.

Me projektin e efiçiencës së energjisë sivjet do të investohet në objektin e Komunës së Podujevës në instalimin e paneleve solare, në IAAP “Isa Boletini”, SHFMU “Ali Ajeti” Lladoc, SHFMU “Hamit Sejdiu” Kërpimeh, dhe SHFMU “Shefki Kuleta” Tërrnavë.

Në të gjitha objektet shkollore do të bëhet izolimi termik i mureve dhe kulmi, ndërrimi i dritareve, përmirësimi i ndriçimit, përmirësimi i sistemit të ngrohjes dhe ujit sanitar.

Krahas kësaj nga viti i kaluar nga FKEE-ja individualisht kanë përfituar 176 familje të Podujevës investime në efiçiencë të energjisë, në vlerë 705 mijë euro. Kurse shuma totale e mbështetjes në projekte të ndryshme nga FKEE për Komunën e Podujevës dhe qytetarët tanë është 2.3 milionë euro.

Kryetari Bulliqi e falënderoi Hetemin për mbështetjen dhe u pajtuan që ky bashkëpunim veçse të thellohet, me qëllim të realizimit të sa më shumë projekteve në Komunën e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur Fatime Maliqi, e moshuara që kishte humbur që…