Ismajli i PDK-së: Faton Peci me parashikime sfidon Burdushin

05 korrik 2024 | 13:52

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka deklaruar të premten se për herë të parë Kosova e pasluftës sivjet do të sigurojë bukën e motmotit pasi sipas tij korrje-shirjet po japin rezultate mahnitëse.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Drejtori Ekzekutiv i PDK-së, Naim Ismajli.

Ismajli ka thënë se ministri Peci me parashikime të tilla është duke e sfiduar seriozisht Burdushin.

“Edhe kjo gënjeshtër për sigurimin e bukës për herë të parë në historinë e pasluftës  ende pa i përfunduar të korrurat e grurit janë si parashikimet e Burdushit”, ka shkruar Ismajli në “Facebook”.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Ismajlit:

Sot Ministri Peci doli me një parashikim se rendimentet e grurit në Kosove do të sigurojnë bukën e motmotit, po citoj: “Falë Zotit Kosova siguron bukën e motmotit!”, ka shkruar Peci.

Kësaj propagande do t’ia kishte zili edhe Enver Hoxha për produktivitetin e kooperativave bujqësore.

Kjo gënjeshtër e radhës është shumë e ngjashme me gënjeshtrën për villen e Radojçiqit që ministri Peci thoshte se u negociua formimi i qeverisë në vitin 2017, në atë vilë, ndërsa vila është ndërtua në vitin 2022.

Edhe kjo gënjeshtër për sigurimin e bukës për herë të parë në historinë e pasluftës  ende pa i përfunduar të korrurat e grurit janë si parashikimet e Burdushit.

Popullzimi i ministrit Peci reflekton paditurin dhe injorancën e skajshme të një ministri ku gënjeshtrën mundohet ta shet për të mirëqenë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka zhvilluar takim…